Fshatarët sirian të rajonit Afrin fillojnë të kthehen në tokat e veta të çliruara nga ushtria turke (Video)

Turqia ka hyrë në ditën e pestë të inkursionit në rajonin Afrin të Sirisë Veriore.

Bota

24/01/2018 18:28

Sulmet turke po vazhdojnë atje kundër YPG, forcës kurde të përkrahur nga SHBA-të dhe presidenti Erdogan ka deklaruar që nuk do të ndalen derisa ta shtypin këtë forcë, transmeton lajmi.net

Gjithashtu para pak çastesh është raportuar se 8 persona janë plagosur pasi 2 raketa të forcës kurde kanë rënë në një xhami.

Ndërkohë, fshatarët kanë filluar të kthehen në zonën e tyre në Afrin të Sirisë, në ato pjesë të zonës të cilat janë çliruar nga ofanziva turke mbi forcat kurde./Lajmi.net/