Frymëzuese: Djaloshi që i humbi 120 kilogramë

Pas vdekjes së papritur të nënës së tij, Sam Brereton, ishte në formën më të keqe të jetës, ai peshonte 184 kilogramë.

Fun

27/08/2018 17:57

Më pas ai vendosi të ndryshojë stilin e tij të jetesës dhe të humbasë peshën e tepërt që e kishte ndërtuar gjatë viteve.

Ndryshimi i tij dramatik filloi me numërimin e kalorive duke u kujdesur për ushqimin dhe duke ecur sa më shumë që ishte e mundur.

“Unë fillova që t’i llogarisë të gjitha ushqimet që kam ngrënë gjatë ditës. Pastaj, unë i vendosa vetës një limit duke i konsumuar vetëm ushqimet që ishin të rekomanduara në aplikacionin për të humbur peshën”, ishte shprehur Brereton.

“Më pas fillova të ecja 10,000 hapa në ditë pa u ndalur. Pavarësisht nga moti apo nga rrethanat, unë gjithmonë e kam arritur atë normë” ka shtuar ai.