Frutat mund të përdoren edhe për zbardhjen e dhëmbëve, ja si

Një dietë që përmban fruta dhe perime mund të jetë pozitive për trupin dhe dhëmbët tuaj.

Lifestyle

05/12/2018 22:26

Ndonëse ato nuk janë zëvendësim për larjen e dhëmbëve, frutat, zarzavatet e papërpunuara dhe ato të papërpunuara mund të ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve.

Në veçanti, dredhëza është njëri nga frutat që pretendohet të ua bëjë dhëmbët të duken të bardhë, transmeton lajmi.net.

Si ta arrini këtë?

Zbardhja e dhëmbëve përmes përzierjes së dredhëzës dhe sodës së bukës është një ilaç natyral që është bërë mjaft popullor nga blogeret.

Përkrahësit e kësaj metode pohojnë se acidi malik i gjetur në luleshtrydhe do të shtojë bardhësinë në dhëmbët tuaj, ndërsa soda e bukës do të mundësojë largimin e mbetjeve ushqimore.

Megjithatë, kjo përzierje nuk është mbështetur tërësisht nga shkenca.

Ndërsa dredhëzat pretendohet të ndihmojnë shtresëzimin e dhëmbëve dhe t’i bëjnë ata të duken më të bardhë, evidencat shkencore tregojnë se ato kanë gjasa të depërtojnë në dhëmbët tuaj. /Lajmi.net/