Frutat kundër kapsllëkut

Një konsumim i rregullt i frutave të tilla si dardha dhe kumbulla, është një veprim i mençur për ata që vuajnë nga kapsllëku. Dardhat kanë veti të shumta, sidomos ato më të pjekura. Ato stimulojnë shkuarjen më shpesh në banjo, duke ndihmuar që nevoja të dalë më e hollë dhe të mos ndieni dhimbje. Krahas…

Lifestyle

20/02/2014 09:24

Një konsumim i rregullt i frutave të tilla si dardha dhe kumbulla, është një veprim i mençur për ata që vuajnë nga kapsllëku.

Dardhat kanë veti të shumta, sidomos ato më të pjekura. Ato stimulojnë shkuarjen më shpesh në banjo, duke ndihmuar që nevoja të dalë më e hollë dhe të mos ndieni dhimbje.

Krahas kumbullave, në bazë të studimeve, edhe dardhat ndikojnë në funksionimin si duhet të zorrës së trashë, duke bërë që ju të ‘dilni jashtë’ pa probleme të theksuara. Për ata që vuajnë nga kapsllëku, tash e keni parasysh si duhet të veproni.