Fruta tipike e vjeshtës

Gështenja është një frutë tipike vjeshtore, mjaft e dashur për të rriturit dhe të vegjlit, për shijen dhe aromën e saj. Ajo i zëvendëson frutat tjerë që e ‘mbyllin’ sezonin veror. Gështenjat preferohen në mbrëmje të ftohta, kur familja bashkohet përreth tavolinës dhe ushqehet me to. Gështenjat mund të piqen dhe të zihen, varësisht prej…

Lifestyle

09/11/2013 08:00

Gështenja është një frutë tipike vjeshtore, mjaft e dashur për të rriturit dhe të vegjlit, për shijen dhe aromën e saj.

Ajo i zëvendëson frutat tjerë që e ‘mbyllin’ sezonin veror. Gështenjat preferohen në mbrëmje të ftohta, kur familja bashkohet përreth tavolinës dhe ushqehet me to.

Gështenjat mund të piqen dhe të zihen, varësisht prej shijes së njerëzve. Sigurisht, në këtë kohë, çmimi i tyre nuk është në të vërtetë në përputhje me krizën e tanishme financiare nëpër të cilën po kalon bota, por përkundër çmimit, njerëzit nuk heqin dorë nga kënaqësia që ofron shija e gështenjës.