Frizurat e Milanit

Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso ka këshilluar ish skuadrën e tij të gjejë stabilitet në mënyrë që t’i kthehet rezultateve pozitive, pas një nisme dëshpëruese në edicionin e ri në Serie A. Pas dhjetë xhirosh, Rossonerët gjenden në pozitën e 11-të me 12 pikë, 18 më pak se lideri Roma. “Është një skuadër që…

Sport

02/11/2013 13:52

Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso ka këshilluar ish skuadrën e tij të gjejë stabilitet në mënyrë që t’i kthehet rezultateve pozitive, pas një nisme dëshpëruese në edicionin e ri në Serie A.

Pas dhjetë xhirosh, Rossonerët gjenden në pozitën e 11-të me 12 pikë, 18 më pak se lideri Roma. “Është një skuadër që duhet të shkojë ditë pas dite, dalë ngadalë. Milani ka nevojë për stabilitet dhe qetësi në punë”, deklaroi Gattuso gjatë një interviste për të përditshmen italiane Cortriere della Sera.

Në vend të kësaj, ish mesfushori thotë se në Milan i kushtohet rëndësi diçkaje tjetër.

“Në vend se të gjejë qetësinë, në Milan flitet vetëm për frizura”, shtoi Gattuso, i cili pas përfundimit të karrierës si futbollist, punoi si trajner në Sion e më pas shkurtimisht edhe në Palermo në Serie B.

Derisa Gattuso është në kërkim të një angazhimi të ri, Milani kërkon një fitore të re, shumë të nevojshme në duelin kundër Fiorentinës sonte në San Siro.