Frizurat e çuditshme të futbollistëve

Gareth Bale prezantoi fanellën e tretë të Real Madridit për sezonin e ri. Por, vëmendja nuk ishte e tëra tek përforcimi i ri i gjigantit madrilen. Bashkëlojtari i tij Karim Benzema – një prej tre futbollistëve të përcaktuar si model – ra në sy me frizurën e tij të çuditshme. Nëse në kohën e fundit…

Sport

13/09/2013 10:55

Gareth Bale prezantoi fanellën e tretë të Real Madridit për sezonin e ri. Por, vëmendja nuk ishte e tëra tek përforcimi i ri i gjigantit madrilen.

Bashkëlojtari i tij Karim Benzema – një prej tre futbollistëve të përcaktuar si model – ra në sy me frizurën e tij të çuditshme.

Nëse në kohën e fundit nuk ka bërë lajm me paraqitjet e tij pozitive për Real Madridin dhe Kombëtaren franceze, Benzema e arriti në një mënyrë tjetër.

Në një stil të pazakontë të flokëve, ylli francez ka hyrë në listën e futbollistëve që në të kaluarën – por edhe aktualisht – vazhdojnë të paraqiten me frizura të çuditshme.

Në fotografi, Benzema është vendosur në mes të David Beckham, Carlos Valderama, Bas Savage  dhe brazilianit Ronaldo. Cili e ka frizurën më të keqe? Vendosni ju.