Frikësohet nga skena e madhe, e vogla merr të atin në kërcim

Një baba i përkushtuar ka bërë disa hapa baleti në skenë për të hequr frikën e vogëlushes së tij.

Lifestyle

09/06/2018 09:13

 

Marc Daniels nuk hezitoi të bënte performancë në recitalin e parë të vajzës Bella me 29 maj.

Në jetën e përditshme punon si avokat por tregoi se është një prind i përkushtuar dhe bën çdo gjë për ti larguar fëmijëve frikën e skenës.

“Bella ishte shumë e emocionuar dhe kishte nevojë për përqafime nga babai i saj. Ajo donte të qëndronte në skenë dhe nuk doja ta dekurajoja para shfaqjes së madhe duke e bërë të vetmen që tërhiqet. Unë dola duke mbajtur në krahë Surin dhe i qëndrova pranë duke u përpjekur që ta bëj të ketë vetëbesim.

I thashë që e dua dhe është një kërcimtare fantastike. E pyeta nëse donte të kërcente me babin dhe ajo pranoi kështu që u bëra pjesë e tyre. Kisha praktikuar me to në shtëpi prandaj nuk ishte e panjohur për mua”, tha ai.

Kërcimi i tyre shkaktoi shumë të qeshura, por Marc mori përgëzime për ndihmën që i dha Bellës./lajmi.net/