Frikësohet Kroos: Schalke është skuadër e fortë

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të kenë kujdes në takimin ndaj Schalkes, duke thënë se ata janë një skuadër shumë e fortë.

Sport

16/02/2015 16:42

Real Madridi takohet me Schalken, teksa Toni Kroos ka kërkuar nga skuadra e tij që të ketë një kujdes të madh në këtë takim.

“Duhet të kemi një kujdes tejet të madh në këtë takim. Schalke është një skuadër shumë e fortë”, tha Kroos.

“Kanë lojtarë individual mjaft të fortë dhe një trajner i cili aplikon një lojë të ngjeshur. Ndoshta ne jemi favoritë, por Schalke luan para tifozëve të vet”, përfundoi gjermani.