Frikësimet nga LG Ultra HD TV

LG ka prezantuar televizorin më të ri modelin ULTRA HDTV në një mënyre të veçantë. Gjiganti elektronik xhiroi një skenë me kamerë të fshehur në Chile, duke xhiruar reagimet e personave që janë në zyrë me përmbajtjen që e shfaqin në TV.

Auto & Tek

26/09/2013 22:30

LG ka prezantuar televizorin më të ri modelin ULTRA HDTV në një mënyre të veçantë! Gjiganti elektronik xhiroi një skenë me kamerë të fshehur në Chile, duke xhiruar reagimet e personave që janë në zyrë me përmbajtjen që e shfaqin në TV.

Ultra HD TV apo 4K TV që dikush tjetër e deklaron, thuhet që japin fotografi shumë më të qartë se televizorët e zakonshëm që janë në treg. LG ofron 4 herë rezolucion më të madh se të tjerët.

Në reklamë janë disa persona që shkojnë për intervistë pune dhe gjatë intervistës ata e vërejnë nga dritarja që është duke rënë një meteor në qytet. Natyrisht e gjithë kjo ndodh vetëm në TV.