Frikërat dhe pasiguritë e meshkujve në shtrat

.

Lifestyle

09/09/2017 12:34

Çfarë ndodh në dhomën e gjumit ngel në dhomën e gjumit ?! Ndoshta jo dhe aq, sidomos nëse seksi shoqërohet edhe me ndjesi pengimi e frike.

Megjithëse nuk duan ta pranojnë, janë meshkujt ata që kanë më shumë frikë se femrat edhe pse mundohen të mos e shfaqin këtë gjë. Në qoftë se keni vënë re ndonjë gjë nuk shkon tek ai, mund të lidhet me 5 frikërat e mëposhtme:

1.Një ndër frikërat më të mëdha të shumë meshkujve vazhdojnë të mbeten përmasat, sidomos në fillimet e një marrëdhënieje. Pavarësisht studimeve të ndryshme, të cilat kanë provuar se nuk ekziston asnjë lidhje mes përmasave dhe kënaqësisë seksuale..meshkujt vazhdojnë të mendojnë se çdo gjë varet nga centimetrat e milimetrat.

2.Sa do të zgjasë?! Në qoftë se ai nuk e heq orën gjatë kohës që bëni seks,mos mendoni se e bëri këtë gjë nga harresa apo nga dëshira për të qenë me ju. Një tjetër frikë që vazhdon të torturojë meshkujt është ”sa do të zgjasë akti” pasi në mendjen e tyre dhe në mburrjet para shokëve aktet 1 orëshe (QË NUK EZKISTOJNË) janë shenjë e burrërisë. Qetësohuni, cilësia vlen më shumë se sasia.

3.Orgazma: Me aq sa po kuptoni nga artikulli, edhe djemtë e burrat kanë frikërat e tyre, sidomos kur mendojnë se nuk janë aq të aftë për të eksituar partneren dhe nuk e stimulojnë që ajo të përjetojë orgazmën femërore.

4.Pamja e jashtme: Në qoftë se mendoni se janë femrat ato që shqetësohen më së shumti për pamjen e jashtme, gaboheni. Meshkujt nuk janë aspak indiferentë ndaj kësaj teme pasi shpeshhere kujdesi për veten identifikohet si gur për të arritur kënaqësinë seksuale.

5.Jeni të dy bashkë në një dhomë me qirinj, keni rrëkëllyer disa gota vere, ajo zhvishet para jush dhe zgjedh t’ju ngacmojë, pooooor..ndalni skenarin, keni një problem të vogël me ”mikun” tuaj. Kjo është frika më e madhe për çdo mashkull pasi mungesa e eksitimit konsiderohet si zhvlerësim i gjithë qenies së tij si mashkull. /Lajmi.net/