Frikë te Man Utd, Mourinho fillon bisedimet me klubin e ri

Paris Saint-Germain kërkon Jose Mourinhon për trajner të ri.

Sport

07/11/2017 07:15

Jose Mourinho është kontaktuar nga Paris Saint-Germain rreth angazhimit në postin e trajnerit.

“The Sun” raporton se kontakti mes skuadrës franceze dhe përfaqësuesve të Mourinhos është realizuar së fundmi.

Por, Mourinho ende nuk ka shprehur gatishmëri për largim nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, PSG i ka bërë me dije se oferta vlen dhe presin lajmërim prej tij kur do të jetë në dispozicion. /Lajmi.net/