Frikë te Man Utd, ja çfarë mund të ndodhë me Pogban

Paul Pogba vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Man Utd.

Sport

18/09/2018 07:22

Paul Pogba nuk e ka të sigurt qëndrimin në Manchester United, as deri në fund të këtij sezoni.

Mediat angleze raportojnë se mesfushori francez mund të vendos për largim nga Old Trafford edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pogba ka raport të tensionuar me menaxherin Jose Mourinho dhe kjo mund të përcillet me largimin e tij nga “Red Devils”, përcjell “lajmi.net”.

Pogba në ndërkohë vazhdon të zgjojë interesim nga disa top klube evropiane. Juventus, Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë aktualisht të interesuara për blerjen e tij nëse përfundon në shitje nga Manchester United. /Lajmi.net/