Frikë te Juventus, Pjanic ka ofertë nga top klubi i Evropës

Miralem Pjanic ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.

Sport

23/03/2018 14:50

Miralem Pjanic ka ofertë për largim nga Juventus.

Mesfushori i Bosnjës e Hercegovinës ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.

Mediat italiane raportojnë se klubi i pasur francez është i gatshëm t’i ofrojë rrogë më të lartë në mënyrë që Pjanic të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Pjanic aktualisht përfiton 4.5 milionë euro në sezon te skuadra kampione në fuqi nga Serie A.

Por, Paris Saint-Germain i ka bërë gati ofertë me vlerë prej 6 milionë euro në stinor.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i fundit nga ish ylli i Romës. /Lajmi.net/