Frikë te Chelsea, ky mund të jetë kundërshtari në shortin e Ligës së Kampionëve

Chelsea në rrezik të madh pas humbjes nga Roma.

Sport

01/11/2017 11:23

Chelsea rrezikon të ndeshet me një kundërshtar të fortë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Antonio Contes pësoi humbje të thellë 3:0 ndaj Romës që mund të bëjë që ata ta humbin kontrollin në Grupin C.

Andaj, “Blues” tani mund të luajnë kundër ekipeve si Barcelona e Paris Saint-Germain, shkruan “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.

Conte është nën presion pas humbjes nga Roma andaj tifozët e Chelseas kanë frikë për të ardhmen e ekipit. /Lajmi.net/