Frikë te Belgjika, probleme për Lukakun

Romelu Lukaku rrezikon të mungojë në ballafaqimin e xhiros së fundit në Grupin G, të Botërorit 2018.

Sport

26/06/2018 10:39

Romelu Lukaku ka munguar në stërvitjen e Belgjikës, para duelit me Anglinë.

Sulmuesi kryesor i Belgjikës rrezikon të mungojë në ballafaqimin e xhiros së fundit në Grupin G, të Botërorit 2018.

Lukaku ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka realizuar katër gola në dy fitoret e para të skuadrës së Belgjikës. /Lajmi.net/