Frikë te Bayern Munich, Thiago Alcantara kthehet në La Ligë?

Thiago Alcantara dëshiron të rikthehet te Barcelona, shkruan e përditshmja sportive katalane "Mundo Deportivo".

Sport

03/05/2018 12:12

Thiago Alcantara mund të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori dëshiron të rikthehet te Barcelona, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Thiago është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra kampione nga Bundesliga, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona po ashtu mirëpret rikthimin e tij në Camp Nou pas këtij sezoni kur Andres Iniesta ka konfirmuar se do të largohet nga klubi. /Lajmi.net/