Frikë te Barcelona, Iniesta nënshkruan me klubin e ri? – Lajmi.net
Frikë te Barcelona, Iniesta nënshkruan me klubin e ri?
Autori: Lajmi.net La LigaSport 9:55, 8 March 2018
.

Për Iniestan ka shfaqur një interes shumë të fortë skuadra kineze e Tianjin-it, që i ka ofruar fantazistit rreth 40 milionë euro rrogë vjetore, për ta marrë në Azi.

Por oferta e Tianjin nuk mbaron me kaq, pasi klubi i ka premtuar Iniestës, se nëse firmos me ta, do të blejnë edhe 2 milionë shishe verë, nga kantina që mesfushori ka në pronësi të tij.

Andres Iniesta, që prej vitit 2010 është pronar i kantinës Bodega Iniesta, në Manchuela, pranë Albacetes dhe vera e tij ka zënë vend në tregjet e shumë vendeve europiane.

Nëse Iniesta pranon të firmosë me Tianjin, do të përfitonte edhe kantina e tij, pasi vera e prodhuar pres saj, do të gjente treg edhe në Kinë, ku jeton një pjesë e mirë e popullsisë botërore.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO