Frikë nga ngritja e popullit, policia nuk lejoi të paktën 5 protesta

Protesta e Kukësit në 31 mars kundër tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit, që e detyroi Edi Ramën të tërhiqet nga vendimi i tij, duket se ka bërë që qeveria të ndjekë strategjinë e bllokimit të protestave.

Lajme

06/06/2018 16:49

Duke mos pasur se çfarë ti bëjë organizmeve të opozitës për të dalë në protestë, Policia e Shtetit me urdhër nga Ministria e Brendshme ka vendosur që të refuzojë kërkesat për protesta.

 Rasti i fundit i refuzimit të protestës ishte ditën e sotme ku policia tha se protesta e minatorëve përballë zyrës së Edi Ramës ishte e paligjshme. Për këtë arsye ndaloi dhe dy organizatorët.

Që pas plasjes së skandalit të audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vetë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë përballur çdo ditë me protesta ndaj tyre, që për policinë janë organizime të paligjshme, shkruan syri.net.

Por frika se protestat mund të zgjerohen ka bërë që policia të mos lejojë protestat dhe të precedojë organizotarët e tyre në rastet kur bëhen.

Kjo një mënyrë presioni ndaj tyre, duke u kërkuar që të mos ketë më protesta.

Image

Por kush janë protestat që policia ka refuzuar në dy javët e fundit?

22 maj, familjarë të Ena Ftojit, i vdekur në qelitë e Policisë së Korçës, protestuan përballë Ministrisë së Brendshme. Policia tha se ishte e paligjshme.

30 maj, FRPD dhe LRI nisën protestat tek Ministria e Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafaj. Policia tha se protesta është e paligjshme dhe ka procedura penalisht organizatorët.

Image

2 qershor në Elbasan, policia u përpoq të largonte protestuesit që prisnin në rrugë Edi Ramën. Policia u përplas me qytetarët dhe deputetët e PD, duke tentuar që t’u heqë pankarta.

E njëjta situatë ndodhi edhe në qytetin e Belshit po më 2 qershor.

Image

6 qershor, policia refuzoi kërkesën e minatorëve për të protestuar tek kryeministria. Pas përfundimit të protestës policia shoqëroi për disa orë organizatorët.

Image