Frikë nga FIFA? Kështu e festoi Xhemajli golin kundër Kosta Rikës

Blerim Xhemajli festoi ndryshe golin ndaj Kosta Rikës.

Sport

28/06/2018 09:19

Blerim Xhemajli shënoi në barazimin e Zvicrës ndaj Kosta Rikës (2:2) në duelin e tyre të xhiros së fundit në fazën e grupeve të Kampionatit botëror 2018.

Por, pas shqiponjave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nga dueli me Serbinë, Xhemajli nuk e përcolli shembullin e tyre.

Mesfushori shqiptar mund të jetë frikësuar nga një dënim i mundshëm nga FIFA, përcjell “lajmi.net”.

FIFA i gjobiti Xhakën dhe Shaqirin për veprimet e tyre. /Lajmi.net/