Frikë nga Arsenali

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se Arsenali është skuadra më e vështirë me të cilën kampioni në fuqi do të mund të ballafaqohej në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Bayern u nxor si kundërshtar i Arsenalit në shortin e së hënës, në përsëritje të përballjes nga edicioni i kaluar kur gjiganti…

Sport

17/12/2013 15:00

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se Arsenali është skuadra më e vështirë me të cilën kampioni në fuqi do të mund të ballafaqohej në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Bayern u nxor si kundërshtar i Arsenalit në shortin e së hënës, në përsëritje të përballjes nga edicioni i kaluar kur gjiganti londinez u bë skuadra e parë që fitoi në Allianz Arena më 2013, por në fund u eliminua nga gara për shkak se bavarezët kishin realizuar një gol më tepër në Emirates.

Arsenal aktualisht kryeson në Premierligë dhe Guardiola ka lavdëruar kundërshtarin që beson se do të paraqet kërcënim serioz për skuadrën e tij dhe shpresën për të mbrojtur titullin e kampionit kontinental.

“E njoh mjaft mirë Arsene Wengerin, i njoh mjaft mirë edhe futbollistët e tij. Në short, ata ishin skuadra më e vështirë andaj edhe ndeshjet kundër tyre do të jenë njësoj”, deklaroi Guardiola për Kicker.