Frikë në Man Utd, ja çfarë ka ndodhur me De Gean

David de Gea ende nuk ka konfirmuar të ardhmen e tij në Manchester United.

Sport

19/09/2018 11:32

David de Gea ende ka mosmarrëveshje për vazhdimin e kontratës në Man Utd.

“The Guardian” shkruan se portieri vazhdon të jetë i lidhur me ekipin nga Old Trafford, deri në fund të këtij sezoni.

De Gea kishte zgjuar spekulime rreth largimit nga klubi, para fillimit të edicionit, përcjell “lajmi.net”.

Por, pas qëndrimit në Man Utd, ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin nga Premierliga. /Lajmi.net/