Frikë në Firenze, toka përpin dhjetëra vetura (Foto)

Qyteti i Firences është alarmuar mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e pazakontë. Çarja e një tubi nëntokësor në qendër të qytetit ka sjellë shembjen e rrugës pranë lumit Arno, duke krijuar një gropë 200 metra të gjatë dhe 7 metra të gjerë.

Bota

25/05/2016 15:04

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm mes Ponte Vecchio dhe Ponte alle Grazie. Në këtë pjesë rruge ishin të parkuara dhjetëra makina të cilat janë ‘përpirë’nga kjo gropë duke lundruar në ujë.

itali-5

Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur përveç dëmeve të shumta materiale, raporton tvklan.al

itali-3

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë incident, ndërkohë është bërë evakuimi i banorëve të cilët ndodhen në këtë zonë./ lajmi.net