Frika nga tërmetet, Ohri braktiset nga turistët

Tërmetet në Ohër, ku më i fuqishmi prej tyre ishte 5,1 ballë, kanë kthyer shumë turistë në shtëpi.

Lajme

08/07/2017 17:20

Pronarë të apartamenteve në këtë qytet deklarojnë se turistët janë trembur edhe nga informacioni se brenda vetëm 2 javëve kanë ndodhur më shumë se 1200 tërmete.

“Tërmetet deri tani u reflektuan ndaj turizmit në këtë moment. Kishte mjaft prej mysafirëve të cilët edhe në orën 12 dhe 1 pas mesnate u larguan me taksi. Në objektin tim i cili gjendet te sheshi u larguan mysafirë nga Nishi me taksi që kushtonte 200 euro. Prej shumë kolegëve mora informacion se turistët frikësohen”, thotë Antonio Risteski, qiradhënës.

Pronarët e hoteleve thonë se janë të shumtë turistët që kanë prenotuar dhe nuk kanë ardhur në Ohër. Ndërsa kompanitë e sigurimeve në Ohër ditëve të fundit shënojnë kërkesë të rritur për sigurim nga tërmeti.