Frika nga skenari shqiptaro-serb. Ushtria ruse në gatishmëri, armë e fshehtë në Botëror

Kompeticioni më i madh për kombëtare të futbollit, Kupa e Botës, në qershor mbahet në Rusi.

Bota

22/05/2018 17:56

Rusia po vazhdon përgatitjet për këtë ngjarje të madhe botërore që do të mbahet në këtë shtet. Sipas Blicit serb, Rusia ka filluar përgatitjen e terrenit për të mos ndodhur ndonjë “skandal” siç kishte ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Më 14 tetor të vitit 2014, në stadiumin e Partizanit në Beograd tek po luhej ndeshja futbollistike nëpërmjet një droni shfaqet një flamur me hartën e “Shqipërisë Etnike” dhe dy figura të shquara Ismai Qemalit dhe Isa Boletinit, që bëri të ndërpritet loja dhe të ketë reagime të shumta, transmeton lajmi.net.

Duke u bazuar në këtë ngjarje media serbe thotë se Rusia tashmë ka paraparë masa të rrepta që, siç thuhet, për të evidentuar një ngjarje të tillë, skandal.

Rusët, thotë media në fjalë, janë të vendosur që gjatë Kupës së Botës rrugët e 11 stadiumeve të jenë të sigurta, në mbikëqyrje të vazhdueshme dhe të rreptë.

Janë angazhuar edhe disa sisteme ushtarake që janë kryesisht të panjohura për publikun, mirëpo disa gjëra janë bërë të ditura nga Ministra e Mbrojtjes së Rusisë.

Svet-KU – është një “sistem kontrolli teknik” që mund të përgjojë informacionin që dërgohen me valë. Ai shërben për të parashikuar, analizuar dhe gjetur burimin e informacionit, qoftë radio stacione apo sisteme me radio komplekse. Rusët për këtë kompleks janë veçanërisht krenarë sepse mund të punojnë në temperatura prej -30 deri në +40 gradë.

Resident spy – qelizë e automatizuar që lejon komunikimin GSM, madje edhe të tërë kufijtë bazë, pajisje të lëvizshme, duke përfshirë sidomos ato sinjale satelitore të përdorura. Bazuar në sinjalin e zbuluar, ai mund të gjejë burimin e dërgimit të tij – dhe jo vetëm atë.

Sinica – është projektuar për të bllokuar drejtimin e sistemit taktike, në vijë me tokën, dhe trafikun mobil, por ajo mund të deshifrojë komunikimin e mundshëm kriptografik që kryhet në mes të linjave të armikut / anëtarët e grupeve terroriste, në çdo kohë që komunikimi është me aftësi të kufizuara

Silok – është një risi e vërtetë teknike në sistemin e mbrojtjes ruse, për të cilat tani nuk ka detaje, por në Ministrinë ruse të Mbrojtjes thanë se është një kompleks i dronit luftarak.

Dhe jo vetëm ato që u përmendën, rusët janë të vendosur t’i përdorin të gjitha kapacitetet mbrojtëse gjatë Kupës së Botës për të mos ndodhur incidente, transmeton lajmi.net.

Ndeshjet e futbollit për Kupën e Botës do të mbahen nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete ruse. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Rusisë dhe Arabisë Saudite më 14 qershor dhe do të mbahet në Stadiumin Luzhniki në Moskë. /Lajmi.net/