Frika nga një termet i fuqishëm afrohet pas një “reje të çuditshme shumë-ngjyrëshe” të filmuar në qiell

Një re e çuditshme e kapur në kamera ka shkaktuar frika se një tërmet mund të godasë së shpejti.

Fun

15/11/2018 15:48

Në pamjet – të cilat janë parë më shumë se 15.000 brenda ditës së kaluar – në qiell mbi Honduras mund të shihet një gjë e çuditshme, e kuqe, e verdhë dhe e kaltër, transmeton lajmi.net.

Një numër i teorive është ndezur nga pamjet e filmuara, si një re me shumë ngjyra duke u cilësuar edhe si një katastrofe natyrore.

Njerëzit kanë qenë duke i lidhur retë me reshjet e mëdha dhe ndërprerjen e pllakave tektonike anembanë globit.

Sipas National Geographic, retë e ylbertë si kjo zakonisht shoqërojnë stuhitë, duke çuar në pseudonimin e tyre – shigjetat e zjarrit.

Megjithatë, të tjerë pretendojnë se reja mund të jetë rezultat i “rrezatimit kozmik” në atmosferë. /Lajmi.net/