Frika nga largimi i Suarezit

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka pranuar se u frikësua se Luis Suarez do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Uruguaiani u rikthye nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic duke realizuar dy gola kundër Sunderlandit të dielën. Suarez spekulohej me transferim në Real Madrid gjatë…

Sport

01/10/2013 09:51

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka pranuar se u frikësua se Luis Suarez do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Uruguaiani u rikthye nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic duke realizuar dy gola kundër Sunderlandit të dielën. Suarez spekulohej me transferim në Real Madrid gjatë verës kurse mori ofertë edhe nga Arsenal.

Por, Liverpool nuk e pranoi atë. Sulmuesi nuk e mbajti të fshehur dëshirën për largim nga Anfield dhe tani pas rikthimit në dispozicion, Gerrard është i lumtur që dyshimet morën fund.

“Çdo ditë gjatë verës. Kur keni një futbollist të mirë si Luis Suarez, ju e dini se klube të mëdha do të hidhen pas tij. Çdo mëngjes zgjohesha duke shpresuar që ai do të vazhdojë të jetë këtu. Askush nuk u mundua më shumë se unë të përkujdeset që ai të mbetet me ne dhe e di saktësisht se çka mendoj për të. E dija se nëse ai mbetet këtu, shanset tona do të ishin më të mira”, deklaroi Gerrard për mediet angleze.