Frika e Man Utd për Ibrahimovicin

Manchester United ka frikë për formën dhe gjendjen e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

Sport

15/12/2017 07:27

Drejtuesit e Manchester United kanë një frikë për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Ata dyshojnë se ylli suedez mund të mos jetë më kurrë futbollist i njëjtë pas lëndimit të rëndë të gjurit.

Ibrahimovic punoi shumë për rikthimin e tij pas shtatë muajsh nga lëndimi që ia rrezikoi karrierën.

Ai u dëmtua në fitoren ndaj Anderlechtit në çerekfinalen e Europa League, përcjell “lajmi.net”.

Por, shenjat e para pas rikthimit të tij në ekip dhe paraqitjeve të para kanë ngjallur frikë tek skuadra e Manchester United në lidhje me gjendjen dhe formën e tij. /Lajmi.net/