Friedrich: Bayern do ta eliminojë Barcelonën

Ish reprezentuesi i Gjermanisë, Arne Friedrich beson se Bayern Munich do të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Barcelonën.

Sport

30/04/2015 12:01

Ish reprezentuesi i Gjermanisë, Arne Friedrich beson se Bayern Munich do të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve, përkundër problemeve me futbollistë të lënduar.

Arjen Robben e ka përfunduar sezonin kurse Robert Lewandowski është në dyshim për duelet gjysmëfinale.

Megjithatë, Friedrich beson se Bayern do të kualifikohet kundër Barcelonës.

“Robben është i lënduar dhe mendoj se ai është futbollist shumë i rëndësishëm. Ai do t’i ndihmonte shumë Bayernit”, deklaroi Friedrich.

“Por, mendoj se Bayern do të kualifikohet. Skuadra gjermane gjithmonë i eliminojnë individualistët. Bayern ka shumë kualitete dhe ekipi është shumë i bashkuar. Andaj, besoj se Bayern do të arrijë në finale”, u shpreh ai.