Freski për Gjakovën

Grupi i analistëve dhe gazetarëve të mbledhur nga Instituti D4D ka ardhur në përfundim që Mimoza Kusari-Lila, kandidatja e Aleancës Kosova e Re (AKR), është përzgjedhja më adekuate për të drejtuar këtë komunë.

Opinion

27/10/2013 06:29

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style=’regular’ static=’1′]

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (www.d4d-ks.org).

Nisma përkrahet nga Mbretëria e Holandës.

Editoriali nuk reflekon qëndrimet e lajmi.net.

[/infobox]

KUSARI – LILA PËR GJAKOVËN

Grupi i analistëve dhe gazetarëve të mbledhur nga Instituti D4D ka ardhur në përfundim që kandidatura e Aleancës Kosova e Re (AKR), Mimoza Kusari-Lila, është përzgjedhja më adekuate për të drejtuar këtë komunë.

Pasi kanë analizuar në detaje paraqitjet publike të kandidatëve, disa gazetarë dhe analistë kosovarë i dhanë më së shumti pikë ish-ministres së Tregtisë dhe Industrisë, dhe ish-zëvendëskryeministres, zonjës Mimoza Kusari-Lila. Vlerësimi është bazuar në duke u bazuar në kritere të caktuara si, aftësisë së tyre, programit, paraqitjes publike, kontributit në të kaluarën, arritjeve të ndryshme, partisë që e përfaqësojnë, e segmenteve tjera.

Pas kandidates së Aleancës Kosova e Re, me pikë të barabarta radhiten kryetari aktual nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Palë Lekaj, dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Luan Gola. Pasojnë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbёrije Nagavci, dhe në fund ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa.

Çfarë do të bënin kandidatët pas fitores?

Gjatë analizimit të debateve nxorën dhe analizuan edhe listën e premtimeve dhe mënyrën si tentojnë të realizojnë ato. Kusari-Lila premton zhvillim ekonomik, punësim, përmirësim të ambientit për biznese, rritje të BPV-së për kokë banori, ulje të varfërisë dhe trajtim të veçantë të talenteve të fushave të ndryshme. Ajo gjithashtu angazhohet për reforma të mirëfillta në sistemin arsimor, përmirësim të infrastrukturës, përmbyllë projektet që kanë të bëjnë me ujë të pijshëm dhe me trajtimin e ujërave të zeza.