Frenkie de Jong, “ylli i fshehur” në përballjen ndaj Francës

Holanda ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Francës me rezultatin 2:0.

Sport

16/11/2018 23:58

“Tulipanët” ishin dominues në secilin aspekt kundër kampionëve të botës, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Lojtarët e Koeman diktuan tempon e lojës gjatë 90 minutave duke qenë fantastik në mesfushë.

Për këtë flasin më së miri edhe statistikat e mesfushorit të ri, Frenkie de Jong, shkruan lajmi.net.

Ai regjistroi plot 95 pasime, nga të cilat 93% ishte i saktë, duke futur këtu edhe një pasim kyç.

Gjithashtu lojtari fitoi 11-metërshin të cilin në gol e ktheu Memphis Depay.

De Jong fitoi 2 duele me kundërshtarët dhe pati dy interceptime, gjithashtu një driblim të suksesshëm.

Pikërisht këto statistika tregojnë pse Barcelona dhe gjigantët e Evropës po “çmenden” pas Frenkiet. /Lajmi.net/