French Montana sjell duetin me Drake

Është publikuar edhe një bashkëpunim në estradën ndërkombëtare.

ShowBiz

21/09/2018 11:01

Bëhet fjalë për duetin mes dy reperëve të njohur, French Montana dhe Drake, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “No Stylist”, e cila që në titull tregon se ka të bëjë me modën, ku përmenden disa prej brendeve më të njohura.

Bashkëpunimi mes dy reperëve erdhi pas vizitës që i bëri Drake, French Montanës dhe pa këngët që ai kishte realizuar për albumin e ri.

Kujtojmë që French Montana ka edhe një bashkëpunim me Era Istrefin, është kënga “No I Love Yous”. /Lajmi.net/

YouTube player