French Montana del me veshje të njëjtë si këngëtari kosovar, kopjim apo rastësi?

French Montana para disa ditësh ka habitur me disa fotografi të hedhura në rrjetet sociale.

ShowBiz

21/11/2017 22:00

Ai në Instagram ka hedhur fotot ku shihet veshur me një xhaketë të bardhë, e cila në vete ka të shkruara shumë emra, fjalë e vizatime, shkruan lajmi.net

Por, me një veshje të tillë, javë më parë ka dalur këngëtari Ibro Deliu.

Natën e 28 tetorit, Ibro në ‘Prishtina Fashion Night’ u paraqit me një xhaketë të verdhë e cila po ashtu kishte të shkruara shumë emra, fjalë e vizatime, ashtu siç doli French me datën 19 nëntor të këtij viti.

Por, ajo çka mbetet enigmë është fakti nëse kjo gjë është kopjim apo rastësi edhe pse, ideja e Ibros ka pothuajse një muaj që doli përmes fotove të tij./Lajmi.net/

screenshot_6screenshot_5screenshot_4screenshot_8