Fred e tepron me deklaratën pas zyrtarizimit te Unitedi

“Ky është klubi më i madh në botë".

Sport

21/06/2018 18:06

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Fred.

Ai ka deklaruar se ka nënshkruar për klubin më të madh në botë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ky është klubi më i madh në botë dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre të mahnitshme. Të punosh me Jose Mourinho, i cili ka fituar kaq shumë trofe si trajner, është një mundësi që nuk bën ta humbasësh”, deklaroi Fred.

“Mezi pres që të takohem e shokët e skuadrës. Gjithashtu dua ti falënderoi të gjithë në Shakhtar Donetsk për gjithçka kanë bërë për mua për pesë vite më radhë. Jam shumë i lumtur dhe se tani do të fokusohem me Brazilin në Botëror”, shtoi ai. /Lajmi.net/