Frazat që çojnë një lidhje tatëposhtë

Komunikimi është çelësi i suksesit dhe marrëdhëniet e dashurisë nuk bëjnë përjashtim nga ky “ligj”.

Lifestyle

28/09/2017 01:27

Sa herë keni menduar pas një debate se si do të shkonte rrjedha e tij nëse do të kishit zgjedhur të tjera fjalë, po sikur disa të tjera të mos i kishit thënë fare?

Të grindurit për të njëjtën gjë pa mbarim është e lodhshme dhe mund të krisë edhe lidhjen më të fortë, ndaj pasi t’i keni dhënë fund një debati, mos iu riktheni më!

Ruani qetësinë, vendoseni veten në vend të tjetrit dhe përpiquni të kuptoni ! 15 frazat e mëposhtme duhet të ndaloni së përdoruri nëse nuk jeni më një adoleshente që thjesht kërkon vëmendje.

Të të vijë turp nga vetja
Pse nuk iu përgjigje mesazheve të mia
Të thash të mos e bëjë më atë veprim
Ke shpenzuar shumë para pa dijeni time
Pse e publikove atë status, pse e postove atë “foto” në Facebook/Instagram ?
Ti më detyrohesh mua !
Të gjithë bien dakort me mua, me ty jo.
Ende mendon për ish-in tënd?
Vetëm tek seksi e ke mendjen?
Une e kam saktë, ti e ke gabim!
Nuk do jem mjaftueshem e mirë për ty
Ti nuk dëgjon asnjëherë ato që them
Pse po e bën qimen tra?
Je lidhur me telefonin apo me mua? /Lajmi.net/