Franz Ferdinand: Të gjitha gjërat e duhura

Morën një pushim të gjatë. Djemtë skocezë krijuan tre rock albume të jashtëzakonshme të dekadës së kaluar gjatë një yryshi pesëvjeçar, prandaj nuk është për çudi nevoja për t’u mbushur frymë. Albumi Right Thoughts, Right Words, Right Action, është i pari në katër vitet e fundit. Kthehen të uritur për gjak, me punk glamurin e…

ShowBiz

06/09/2013 07:56

Morën një pushim të gjatë. Djemtë skocezë krijuan tre rock albume të jashtëzakonshme të dekadës së kaluar gjatë një yryshi pesëvjeçar, prandaj nuk është për çudi nevoja për t’u mbushur frymë.

Albumi Right Thoughts, Right Words, Right Action, është i pari në katër vitet e fundit. Kthehen të uritur për gjak, me punk glamurin e kitarave dyshe. Sido që ta kenë harxhuar pushimin e ndërkohshëm, ata nuk janë zbutur.

Right Thoughts, Right Words,Right Action, kombinohen elementet më të veçanta të muzikës së tyre – prej tingujve të disko llambadarëve në Tonight (2009), e deri te rock kërcëllimat Zeppelin’ase në You Could Have It So Much Better (2005).

Ata ende e shtrydhin trurin, p.sh., kur Alex Kapranos thotë: “Sometimes I wish you were here/Weather permitting” (Ndonjëherë do të doja të ishe këtu/Nëse lejon moti”).

Si gjithmonë, këngët e Franz Ferdinand eksplorojnë seksin dhe romancën me një mjeshtri të hollë dhe subtile, qoftë edhe në këngën Bullet, e cila është odë e ashpër për obsesionet erotike.

Treason! Animals. shpërthen fuqishëm, sikur të ishte një sesion i përbashkët kreativ i Deep Purple me LCD Soundsystem, derisa zëri i Kapranos jehon: “I’m in love with a narcissist” (“Kam ra n’dashni me narcisoid”).

Manifesti i kurvarëve, Love Illumination, bashkon tingujt disco dhe progressive në një diçka që bëhet joshëse në bizaritetin e vet – pop margaritar brilant, që vetëm Franz Ferdinand mund ta krijojë.

Mire se u kthyet, dosta.

 Redaktoi: A.M.