Frankfurter Rundschau: Thaçi president

Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” në edicionin e sotëm ka shkruar se zëvendëskryeministri Thaçi do të bëhet president, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Lajme

23/04/2015 16:15

Në një intervistë për këtë të përditshme, zëvendëskryeministri Thaçi ka paralajmëruar se sipas kësaj marrëveshjeje, ai do të bëhet President i Kosovës.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, unë do të bëhem President i Kosovës pasi që Presidentja aktuale ta përfundojë mandatin”, ka thënë Thaçi për FR, raporton Telegrafi.

Më pas, sipas gazetës Thaçi do të prezantojë Kosovën si president në arenën ndërkombëtare.

Thaçi ka folur edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Serbia duhet të shkëputët nga e kaluara e Millosheviqit dhe të shkoj kah e ardhmja.

Kjo e përditshme ka shkruar se edhe më tutje Serbinë është duke e përcjellë mallkimi i së kaluarës.