Franck Kessie nesër kryen testet mjekësore te gjiganti i Serie A

Milani është gati të kryejë transferimin e radhës.

Sport

29/05/2017 23:25

Franck Kessie nesër do të kryejë testet mjekësore te skuadra rossonere, raporton ‘Calciomercato’.

20 vjeçari që ka shkëlqyer te Atalanta këtë edicion, do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Milanin, pas përfundimit të testeve mjekësore.

Plot 28 milionë euro, do t’ia paguajë Milani Atalantës, për anësorin nga Bregu i Fildishtë./Lajmi.net/