Francezi zbulon ari me vlerë 3.5 milionë euro

Pasi u fut në shtëpinë që e trashëgoi, një francez kishte befasinë më të mirë që mund ta priste

Fun

22/11/2016 22:08

Pasi u vendos në shtëpinë e trashëguar në Normandi, ai gjeti mbi 100 kilogramë monedha e shufra ari që sapo u shitën për 3.5 milionë euro.

Individi që nuk është emëruar bëri këtë gjetje në shtëpinë e tij në fshatin Evreux në jug të Rouen. “Aty gjendeshin 5.000 copa ari, dy shufra 12 kilogramëshe të arit dhe 37 kallëpë ari secili me peshë një kilogram”, tha Nicolas Fierfort, punonjës i ankandit në shtëpinë e ankandeve Evreux./21Media