Francezi i cili e ka shitur gruan e tij për seks tek 2,742 meshkuj përballet me gjyq

Një 54 vjeçar në Francë është akuzuar për nxitjen e mijëra njerëzve që të bëjnë seks me gruan e tij, përderisa ai priste jashtë me djalin e tij 5 vjeçar.

Fun

23/10/2015 16:14

Francezi i cili e kishte ‘shitur’ apo përdorur gruan e tij si prostitutë, për të kryer marrëdhënie seksuale me gati 3,000 meshkuj, ballafaqohet me gjyq, transmeton lajmi.net.

54 vjeçari nga Meaux i Parisit, ka fituar më shumë se 5,000 funte në muaj përmes shërbimeve që i kryente gruaja e tij.

Gruaja e tij 46 vjeçare kishte bërë seks me 2,742 klientë të ndryshëm përderisa burri i saj qëndronte jashtë shtëpisë në veturën e familjes bashkë me djalin e tyre, duke pritur të përfundonte ajo ‘punën’, raporton DailyMail.

Meaux, France, where the champagne producer was taken to court

Emmanuel Dupic, gjykatës i qytetit ka thënë: “Burri kishte ushtruar një fuqi psikologjike ndaj gruas së tij, duke i ndaluar gruas së tij të mos ndalej deri sa e kryente punën, pavarësisht se disa nga klientët ishin të dhunshëm.”

Ai është liruar me kusht por tani ballafaqohet me gjyq për veprimet e tij.

Në Francë, prostitucioni është legal, por nxitja e klientëve të kryejnë marrëdhënie seksuale është ilegale.

Burri i viktimës ka thënë se ai i ka përdorur ueb sajtet e internetit apo edhe telefonin e tij për ti aranzhuar klientët që të bëjnë seks me gruan e tij. /Lajmi.net