Francezët nuk e duan Benzeman në ‘EURO 2016’

Karim Benzema mund të mbetet jashtë Kampionatit Europian vitin e ardhshëm.

Sport

28/11/2015 20:45

Francezët nuk duan që Karim Benzema të jetë pjesë e ekipit kombëtar që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vendin e tyre.

Benzema është duke u akuzuar nga shoku i tij, Mathiu Valbuena se e kishte shantazhuar për një video seksuale, çka ka irrituar tej mase francezët.

Në një sondazh të L’Equipe, nëse Benzema duhet të ftohet apo jo nga përzgjedhësi Deschamps, 72 për qind kanë votuar që ai të mos përfshihet në skuadër, transmeton Express.

Po ashtu edhe lexuesit e French Otor dhe France Football nuk duan që sulmuesi i Real Madridtë luajë me Francën në Euro 2016.

Ky është një lajm shumë i keq për Benzeman, i cili nëse del fajtor mund të dënohet deri në 5 vite burgim dhe kështu do të përfundonte karriera e tij edhe me Real Madridin.