Francesco Totti 700

Sonte kundër Torinos, kapiteni i Romës Francesco Totti do të shënojë një tjetër arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij të lavdishme. Sulmuesi do të bëjë paraqitjen e 700-të me fanellën e Romës, 553 në Serie A dhe 146 në garat e kupave. Ikona e Giallorossëve ka pesë paraqitje më pak se një tjetër legjendë…

Sport

25/03/2014 17:33

Sonte kundër Torinos, kapiteni i Romës Francesco Totti do të shënojë një tjetër arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij të lavdishme.

Sulmuesi do të bëjë paraqitjen e 700-të me fanellën e Romës, 553 në Serie A dhe 146 në garat e kupave. Ikona e Giallorossëve ka pesë paraqitje më pak se një tjetër legjendë si Alessandro Del Piero, 19 më pak se Franco Baresi dhe 56 prapa Giuseppe Bergomit.

Larg para tij janë kapiteni i Interit, Javier Zanetti me 853 paraqitje dhe Paolo Maldini me 902.

Totti, pavarësisht moshës 37-vjeç, vazhdon të jetë futbollist i rëndësishëm për Romën, dhe trajnerin Rudi Garcia i cili vazhdimisht gjatë këtij sezoni e ka lavdëruar sulmuesin veteran duke e konsideruar si shembull për të tjerët në skuadër.

Roma sonte ndeshet me Torinon në kërkim të një fitoreje me të cilën do të vazhdonin ndjekjen e liderit Juventus.