Francë, zbulohet kufoma e një prostitute shqiptare

Një trup i pajetë i zbuluar në një kanal në Lunel të Montpelierit dyshohet se i përket një gruaje me origjinë shqiptare.

Lajme

07/09/2014 22:53

Sipas medieve franceze viktima korrespondon me një prostitutë shqiptare që rezulton e zhdukur prej 3 ditësh.
 
Trupi i pajetë është zbuluar në një stacion pompimi midis Lunel dhe La Grande Motte ditën e premte. 
 
Policia franceze informon se trupi i pajetë do i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar shkaqet e vdekjes dhe identitetin e saktë të viktimës.