Francë: Macron do të fitojë zgjedhjet në raundin e dytë me 64% të votave

Sondazhet tregojnë se kandidati, Emmanuel Macron do t’i fitojë zgjedhjet në Francë pas zhvillimit të raundit të dytë.

Bota

19/03/2017 16:44

Sipas një sondazhi nga Odoxa, Macron në raundin e parë do ketë 26.5% të votave, me 0.5% më shumë se Marine Le Pen, transmeton lajmi.net

Kandidati konservator, Francois Fillon do të mbetet i treti me 19%, çka do të thotë se nuk do të mund ta sigurojë balotazhin.

Në raundin final, Macron do të fitojë 64% të votave, për dallim nga Le Pen që do sigurojë vetëm 36%. /Lajmi.net/