Francë – Kamerun, dramë në fund (VIDEO)

Franca e ka fituar miqësoren ndaj Kamerunit me rezultat 3:2.

Sport

30/05/2016 22:58

“Gjelat” fitoren e siguruan në minutën e 90-të, me një supergol të Dimitri Payet.

Matuidi e kaloi Francën në epërsi në minutën e 20-të, por kamerunasit barazuan pas 2 minutash përmes Aboubakar.

Epërsinë e organizatorëve të “EURO 2016” e ktheu Giroud me një gol në minutën e 41-të.

Choupo-Motting barazoi sërish dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por në minutën e fundit doli në skenë Payet, që shënoi nga gjuajtja e lirë për fitoren e Francës.

YouTube player

http://www.dailymotion.com/video/x4dj6dt_dimitri-payet-amazing-goal-hd-france-3-2-cameroon-30-05-2016_sport

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.