Francë – Australi, pjesa e parë mbyllet me rezultat të papritur

Franca nuk e ka të lehtë në ballafaqim me Australinë në duelin e tyre në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

Sport

16/06/2018 12:45

Franca dhe Australia janë duke barazuar pa gola pas pjesës së parë në duelin e tyre në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

“Trekolorët” e nisën mirë ndeshjen duke kërcënuar nëpërmjet goditjes së lirë nga Paul Pogba dhe një tentimi nga Antoine Griezmann.

Mirëpo, një top i dëbuar me kokë nga Corentin Tolisso zgjoi një super pritje nga Hugo Loris, përcjell “lajmi.net”.

Australia u mbajt mirë në mbrojtje në 45 minutat e para duke bërë që Franca ta kërkojë golin e avantazhit vetëm pas intervalit. /Lajmi.net/