Francë – Australi, fantastike çfarë ka bërë Kante

N'Golo Kante shkëlqeu në fitoren e Francës ndaj Australisë me rezultat 2:1 në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

Sport

16/06/2018 14:07

N’Golo Kante ishte futbollisti më i mirë i Francës në fitoren ndaj Australisë me rezultat 2:1 në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

Mesfushori bëri 14 rikuperime ndaj Australisë. Vetëm Vincent Candela ndaj Danimarkës më 2002 dhe Eric Abidal kundër Italisë më 2006 (15 secili), rikuperuan më shumë topa në histori të ekipit të Francës në një Kampionat botërr nga viti 1966, përcjell “lajmi.net”.

Franca mori pikë të plota duke e nisur mbarë aventurën në Botërorin 2018 në Rusi. /Lajmi.net/