Franca shpallë shkallën më të lartë të rrezikut për terror

Të martën në tregun e krishtlindjeve në Strasburg një 29-vjeçar qëlloi duke vrarë katër vetë dhe plagosur disa të tjerë.

Bota

12/12/2018 18:55

Policia është në kërkim të tij, bëhet e ditur, se ai ka qenë i dënuar edhe më parë në Gjermani.

29 vjeçari ishte në fokusin e policisë dhe konsiderohej si islamist i rrezikshëm edhe më parë, madje të martën në mëngjes ka pasur një urdhërarresti për të, por ai nuk u gjend në shtëpi, sipas televizionit, France Info.

Ky person ka qenë i dënuar më parë edhe në Gjermani për vjedhje dhe është dëbuar në vitin 2017 në Francë.

Presidenti francez, Macron thirri në Paris një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë, ku morën pjesë si kryeministri Edouard Philipe edhe ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly. Qeveria franceze ka shpallur shkallën më të lartë të rrezikut të terrorit në Francë.