Franca reagon për largimin e Amerikës nga UNESCO – Lajmi.net
Franca reagon për largimin e Amerikës nga UNESCO
Autori: Lajmi.net BotaLajme 23:32, 12 October 2017
Franca, që mban në Paris selinë e UNESCO-s dhe që synon kryesinë e organizatës, shprehu keqardhje për largimin amerikan dhe vlerësoi se ky vendim i jep një kuptim të ri kandidaturës franceze.

“Ne shprehim keqardhje për vendimin amerikan që të tërihet nga UNESCO në një moment ku mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për këtë organizatë është thelbësor”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agnès Romatet-Espagne.

“Kandidatura jonë për drejtorin e përgjithshëm të organizatës merr, në këto rrethana, një kuptim të ri”, shtoi ajo, përcjell Atsh.

SHBA-ja njoftoi sot tërheqjen nga UNESCO duke e akuzuar së është anit-izraelite. Menjëherë pas tërheqjes së Uashingtonit edhe Izraeli njoftoi tërheqjen e tij.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO