Franca nuk ndalet, do të vazhdojë ta bombardojë ISIS-in

Kryeministri i Francës Manuel Valls, tha se Franca do të vazhdojë me bombardimin e caqeve të ISIS-it në Siri, transmeton “Rusia Today".

Bota

14/11/2015 21:48

Ai për televizionin TF1 ka thënë se në Francë edhe më tej do të jetë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme pasi që ISIS ka marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur në Paris ku janë vrarë 129 persona.

“Ne jemi në luftë. Për këtë do të marrim masa të veçanta. Do ta fitojmë këtë luftë”, ka shkruar Valls në llogarinë e tij në Twiter./Kp